Tahiri: I kemi marrë dokumentet e Serbisë për hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit - Bota Sot
Tahiri: I kemi marrë dokumentet e Serbisë për hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Tahiri: I kemi marrë dokumentet e Serbisë për hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Më: 14 janar 2019 Në ora: 15:40
Abelard Tahiri

Ministri i Ministrisë së Drejtësisë, Abelard Tahiri, në një konferencë për media ka folur për hetimet që janë zhvilluar për vrasjen e Oliver Ivanoviq.

Tahiri ka thënë se Ministria e Drejtësisë i ka marrë dokumentet e hetimeve që janë zhvilluar për këtë vrasje nga Republika e Serbisë.

“Ne i kemi marrë dokumentet të cilat kanë ardhur nga Ministria e Drejtësisë në Republikën e Serbisë dhe i kemi dorëzuar në organet kompetente. Ne nuk informohemi për përmbajtjen e tyre”, ka thënë Tahiri.

Ai në këtë konferencë ka folur edhe për mundësin e kërkesës për ekstradimin e nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është ndër të dyshuarit për vrasjen e ish-liderit të serbëve të Kosovës, Oliver Ivanoviq, në janar të vitit të kaluar.

Tahiri ka thënë se në rast se kërkohet ekstradimi i tij ai do të veprojë konform rregullave.
“Unë si ministër nëse do të ndërmarr ndonjë hap për ekstradimin e cilit do që është i dyshuar, unë do të veproj konform kërkesave që vijnë nga gjyqtarët dhe prokurorët”, u shpreh Tahiri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...