A do të hiqet nesër taksa ndaj mallrave serbe? Qeveria dikuston në mbledhje

Aktuale

A do të hiqet nesër taksa ndaj mallrave serbe? Qeveria dikuston në mbledhje

Më: 14 janar 2019 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës nesër do ta mbajë mbledhjen e radhës.

Mediat në vend e ka siguruar rendin e ditës të mbledhjës së 84-të të Qeverisë, në të cilën do të diskutohet edhe për taksën 100 për qind ndaj produkteve të importuara me orgjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në pikën 4-të të rendit të ditës, thuhet se do të shqyrohet propozim-vendimi lidhur me mallrat që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës para vendosjes së masës prej 100 për qind për produktet e importuara me orgjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina.

Nuk është e qartë nëse do të ketë edhe dikustime për heqjen ose pezullimin e tërësishëm të taksës, pasi që sot Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-ve dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kanë formësuar pozicionin e tyre lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë, respektivisht çeshtjen e taksës së vendosur nga qeveria dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Mediat kanë siguruar mesazhin e qartë i cili tashmë iu është transmetuar edhe në formë të shkruar autoriteteve shtetërore kosovare.

Ky qëndrim i prerë i administratës amerikane është përmbledhur në tetë pika kryesore:

1. “Masat tarifore janë marrë pa asnjë konsultim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

2. “Shprehim zhgënjimin e thellë që pas letrës së Presidentit Trump drejtuar Presidentit Thaçi, jo vetëm që nuk ka pasur reflektim pozitiv nga ana e Qeverisë së Kosovës, por janë shtuar produktet të cilat i nënshtrohen tarifës“.

3. “Kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të tarifës. E njëjta tarifë mund të rivendoset në rast se dështon marrëveshja me Serbinë“.

4. “Mbështetja e SHBA-ve për Kosovën nuk është e pakushtëzuar. Kosova për momentin e bart barrën e rrezikimit të dështimit të dialogut“.

5. “Nëse tarifa nuk suspendohet urgjentisht, SHBA-të do të suspendojnë asistencën në fushën e sigurisë, pra mbështetjen për FSK“.

6. “Suksesi dhe arritja e marrëveshjes nuk ndërlidhen me rolin e znj. Federica Mogherini dhe BE-në. Arritja e marrëveshjes është interes strategjik i SHBA-ve, prandaj është e papranueshme për ne vënia në pikëpyetje e këtij qëllimi strategjik nga ana e veprimeve të papergjegjshme të liderëve kosovarë”.

7. “Në rast se marrëveshja dështon për shkak të Kosovës, barrën e përgjegjësisë dhe pasojat do t’i bartë vetë Kosova dhe individët përgjegjës për këtë dështim“.

8. “Kosova me sjelljet e saja të papërgjegjshme po e rrezikon seriozisht miqësinë me SHBA-të”.

Për këtë sot ka reaguar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se derisa nuk ka garancë ndërkombëtare për marrëveshje me Serbinë, taksa mbetet në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat