Ahmet Isufi: Gjykata Speciale është mesazh i keq për popujt që e pretendojnë lirinë, me të do duhej përballur Serbia

Aktuale

Ahmet Isufi: Gjykata Speciale është mesazh i keq për popujt që e pretendojnë lirinë, me të do duhej përballur Serbia

Më: 14 janar 2019 Në ora: 19:10
Ahmet Isufi

Shefi i Grupit Parlamentar i AAK-së Ahmet Isufi, ka thënë se nëse do duhej të krijohej një Gjykatë Speciale, ajo do duhej të bëhej për Serbinë, pasi është ajo e cila ka kryer krime në Kosovë.

Isufi ka potencuar në Info Magazine se e gjithë ajo çfarë është kryer nga Serbia është përmbajtje të cilën nuk e kanë kryer ushtarët e UÇK-së në të njëjtën monedhë.

”Kemi të bëjmë me një proces politik që do të dështojë sikurse kanë dështuar proceset e tjera, sepse UÇK-ja ka qenë e pastër dhe ka bërë luftë të pastër”.

”Kemi parë edhe gjykatat e UNMIK-ut, edhe të EULEX-it, edhe të Hagës, dhe për të gjitha këto e dimë se si kanë përfunduar proceset”.

”Ky është një mesazh i keq për popujt që e pretendojnë lirinë. Këtu kemi të bëjmë me disa veprime të cilat në luftë kanë qenë të Serbisë e jo të Kosovës, sepse ne nuk kemi dalë në territorin e askujt, por kemi mbrojtur territorin tonë”.

”Krejt ajo që ka bërë Serbia ka qenë në përmbajtje që të mos kthehet në të njëjtat mënyra dhe me mjete sikurse kanë bërë serbët ndaj shqiptarëve”.

”Ato krime që mund të supozohen – duhet të vërtetohen. Por, deri tash nuk kemi pasur argumente, fakte, me të cilat dëshmohen ato”.

”Serbia, e cila akuzohet për 13 mijë të vrarë në Kosovë dhe krime monstruoze që kanë ndodhur këtu, nuk ka asnjë të dënuar. Nëse do duhej të një tribunal special, ai do duhej të ishte për Serbinë”.

”Nëse ishte dashur të ishte një Gjykatë Speciale për dikë, do duhej të ishte ekskluzivisht për Serbinë”.

”Nuk ka pasur prova që kanë garantuar një drejtësi e cila epilogun e ka me dënimin që askush s’do ta kishte mohuar, apo s’do të kishte kërkuar shfajësim”.

”Kemi pasur raste kur komandantët janë sjellë në gjykata ndonëse nuk është ditur kush është personi i vrarë’.

”Gjithnjë kemi pasur ndryshim të deklaratave. Fatkeqësisht, Kosova në vend që tani të kishte rrugën e integrimit në mënyrën më të mirë të mundshme që ekziston del kjo gjykatë dhe duhet të merremi me të”.

”Faji gjithnjë është i dyanshëm, por gjithmonë i atij që për kalkulime politike kërkon drejtësi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat