Serbia instalon terminal të pagesave të taksës administrative në veri të Kosovës

Aktuale

Serbia instalon terminal të pagesave të taksës administrative në veri të Kosovës

Nga: F.B Më: 14 janar 2019 Në ora: 19:30
Pamje nga instalimi i këtyre terminaleve

Në ndarjet për palë të administratave komunale të Mitrovicës, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut nga sot mund të paguhen taksat administrative përmes POS terminalit njofton B92.net transmeton “Bota Sot”.

Në lëshimin solemn në punë në komunën e Mitrovicës morën pjesë drejtori i Zyrës për informacion dhe teknologji në administratën e Qeverisë së Serbisë Mihailo Jovanoviç, ndihmës drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Petar Petkoviç, kryetari i këshillit ekzekutiv të Kursimores Postare Bojan Kekiç dhe kryetari i Organit të përkohshëm të komunës së Mitrovicës Aleksandar Spiriç. 

" Një nga shërbimet bashkëkohore të shërbimeve të administratës elektronike që iu është mundësuar qyteteve edhe komunave anekënd Serbisë, prej sot është mundësuar edhe banorëve të katër komunave në veri të Kosovës” ka thënë Jovanoviç. 

Ai theksoi se " ky është vetëm hapi i parë në përpjekjen që të gjitha shërbimet e administratës elektronike që janë mundësuar në gjithë Serbinë të mundësohen edhe për qytetarët e Kosovës dhe Metohisë ". 

" terminalet e para POS që po përurojmë me Bankën Kursimore Postare janë të parat ndërsa më pas do përurohen edhe në qytetet tjera të Serbisë qendrore", tha Jovanoviç duke shtuar se Banka Kursimore Postare është një tjetër partner i Zyrës për IT  dhe E-administratë. 

Jovanoviç ka paralajmëruar edhe shërbime tjera elektronike " foshnjë, mirë se erdhe në botë" në lindore. 

Tërheqjen e parë dhe pagesën përmes terminalit e ka bërë kryetari i organit të ëprkohshëm të komunës së Mitrovicës Aleksandar Spiriç, që theksoi se mundësimi i këtij shërbimi elektronik përbën fillimin e zhvillimit të E-administratës në këto komuna. 

Instalimin e këtyre terminaleve shkruan B92.net transmeton “Bota Sot “ e ka mundësuar Zyra për Kosovë e Metohi, ndërsa ndihmës drejtori porositi Prishtinën " Në vend të vendimeve të këqija nga viti i kaluar si ishte rritja e taksës, formimi i ushtrisë dhe platformës për dialog kthejuni ardhmërisë dhe zhvillimit ekonomik".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat