Molliqaj: LDK e pranon edhe dialogun edhe PDK-në

Aktuale

Molliqaj: LDK e pranon edhe dialogun edhe PDK-në

Nga: D.RR Më: 14 janar 2019 Në ora: 20:55
Dardan Molliqaj

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj e ka quajtur lajm të mirë që LDK paska bërë lëvizje drejt përfshirjes në dialog me Serbinë, përcjellë “Bota sot”.

Ai thotë se LDK e pranon edhe dialogun edhe PDK-në, por gjithmonë për pushtet.

Postimi i plotë:

LDK E PRANON EDHE DIALOGUN, EDHE PDK-NË, MJAFTON QË TË MARRË PUSHTET PËR VETE

Lajm i mirë që LDK paska bërë lëvizje drejt përfshirjes në dialog me Serbinë.

Por përderisa për PSD-në asnjëherë dialogu nuk është shfrytëzuar për të fituar pushtet për vete, për LDK-në synimi dhe kushti i vetëm për t'u përfshirë qenkan nëse ajo merr pushtet. Qoftë përmes zgjedhjeve, qoftë pa zgjedhje por vetëm me riformatim të qeverisë - siç deklaroi sot Isa Mustafa.

PSD-së i janë ofruar ministri e pushtet, por ne kemi zgjedhur ta refuzojmë përfitimin partiak, për të vendosur kushte tjera, që i shërbejnë Kosovës. LDK-ja nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t'u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja.

Është lajm i mirë avancimi i qëndrimit të LDK-së, por unitetin për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, duhet ta krijojmë duke vendosur parime e vlera, e jo duke e shfrytëzuar procesin për të marrë pushtet për vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat