Berisha: Qytetarët s’do të duhej të paguanin mbrojtjen në Gjykatën Speciale

Aktuale

Berisha: Qytetarët s’do të duhej të paguanin mbrojtjen në Gjykatën Speciale

Më: 14 janar 2019 Në ora: 22:10
Besnik Berisha

Avokati Besnik Berisha thotë se qytetarët nuk do të duhej të paguanin për mbrojtjen e të gjykuarve nga Gjykata Speciale. Sipas tij, qeveria e Kosovës do të duhej të kishte një kulm për shpenzimet financiare për një çështje të tillë.

Berisha thotë se ‘ministria do të ketë debat me Kuvendin’ për këtë çështje.

Sipas tij Kosova ka ‘avokatë kompetentë për t’i ofru ndihmë secilit brenda dhe jashtë Kosovës’.

“Buxheti i Kosovës nuk mund të paguajë për cilindo avokat. Nëse bëhet kështu s’do të mjaftojnë 200 milionë euro për të mbuluar mbrojtjen”, tha Berisha.

“Ne njohim raste mbrojtja e të cilëve ka kushtuar miliona euro”, kujtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat