Dogana e Kosovës nis punën në Durrës: Historia e premtimeve - Bota Sot
Dogana e Kosovës nis punën në Durrës: Historia e premtimeve

Aktuale

Dogana e Kosovës nis punën në Durrës: Historia e premtimeve

Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:04
Porti i Durresit

Sot mbahet ceremonia zyrtare e fillimit të punës së Doganës së Kosovës në portin e Durrësit.

Kjo gjë pritet të lehtësojë  tregtinë, lëvizjen e shpejtë të mallrave dhe të pasagjerëve. Kjo pritet të reduktojë edhe kostot e bizneseve, si dhe do të ndihmojë që të rritet ekonomia e të dyja shteteve.

Mirëpo, deri te realizimi i këtij bashkëpunimi ka një histori të gjatë premtimesh e pritjesh.    

Autoritetet shqiptare i premtuan Kosovës portin e Durrësit, pas premtimit të ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha se porti i Shëngjinit do t’i jepej Kosovës. Premtimi i Berishës ishte dhënë në vitin 2009, kurse asnjëherë nuk u realizua.

Disa vite pas kësaj historie, në vitin 2016, Shqipëria premtoi edhe një tjetër port për Kosovën-atë të Durrësit. Kësaj radhe premtimi u bë në Qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

Në një tryezë të organizuar asokohe në Prishtinë, ministri i Financave i Shqipërisë, Arben Ahmetaj, tha se importuesit kosovarë dhe Kosova mund ta shfrytëzojnë portin e Durrësit dhe se ky port do të funksionojë si ndalesa e fundit për bizneset kosovare.

“Kryesorja është ideja që porti i Durrësit të jetë me procedura unike për sipërmarrësit kosovarë, e thënë më thjeshtë në kuadrin e fasilitimit të tregtisë ky port të funksionojë si ndalesa e fundit për importuesit kosovarë”, ishte shprehur ministri Ahmetaj në takimin përgatitor për mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...