Thaçi: Serbia një ditë do të jap llogari për krimet që i bëri në Kosovë

Aktuale

Thaçi: Serbia një ditë do të jap llogari për krimet që i bëri në Kosovë

Nga: Z.B. Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:51
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në rrjetin social Facebook, ka shkruar për 20 vjetorin e Reçakut.

Thaçi shkruan se 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën.

Ai tha se, për krimet që forcat policore dhe ushtarake serbe i kanë kryer në Kosovë, një ditë do të japin përgjegjësi, shkruan Thaçi, përcjell “Bota Sot”.

Postimi i tij i plotë:

Para 20 vjetësh, Reçaku hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot. 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën, por ishte edhe një kthesë e madhe në ndërkombëtarizimin e luftës së drejtë të popullit tonë. Pas gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe në Reçak, u zgjua tërë bota demokratike dhe vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare.

Për krimet që forcat policore dhe ushtarake serbe i kanë kryer në Kosovë, një ditë do të japin përgjegjësi. Por, sot e përgjithmonë, ne i kujtojmë dhe nderojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë e luftës sonë çlirimtare.

Martirët dhe dëshmorët e Reçakut janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat