Limaj: Reçaku është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i Serbisë për shqiptarët - Bota Sot
Limaj: Reçaku është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i Serbisë për shqiptarët

Aktuale

Limaj: Reçaku është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i Serbisë për shqiptarët

Më: 15 janar 2019 Në ora: 10:56
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka kujtuar masakrën e Reçakut me rastin e 20 vjetorit të saj.

Limaj ka thënë se kjo masakër është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i Serbisë për shqiptarët.

“20 vite me parë, në Reçak forcat policore serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme në Kosovë, e cila tronditi edhe opinionin ndërkombëtar. Në këtë ditë kujtojmë me pitet dhe krenari 45 qytetarë burra e gra, fëmijë e të moshuar të cilët u masakruan barbarisht nga ana e forcave serbe. Masakra e Reçakut është dëshmia më e mirë se cili ishte plani i shtetit serb për shqiptarët. Ata synonin shfarosjen, shkatërrimin dhe largimin e njerëzve tanë nga vendi ynë”, shkruan Limaj.

Ai ka kujtuar edhe ambasadorin Willian Wallker.

“Shqiptarët do t’i jenë përgjithmonë falënderues ambasadorit William Wallker i cili sensibiizoi botën për krimët që po kryenin serbët mbi njerëzit e pafajshëm në Kosovë. Masakra e Reçakut mobilizoi botën demokratike për t’i dal në krah Kosovës. Kosova do t’i nderoje dhe kujtoj përgjithmonë dëshmoret dhe martirët jo vetëm të këtij brezi, por edhe të brezave të mëhershëm”, shprehet ai.

Limaj në fund ka shprehur lavdi për gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...