Kryesia e LDK-së bën homazhe në 20 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Aktuale

Kryesia e LDK-së bën homazhe në 20 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:50
Kryesia e LDK-së bën homazhe në 20 vjetorin e Masakrës së Reçakut

Anëtarë të kryesisë së LDK-së bashkë me strukturat e degës së LDK-së në Shtime, sot në 20 vjetorin e Masakrës së Reçakut, kanë bërë homazhe në Reçak për t’i përkujtuar të rënët të cilët më 15 janar të vitit 1999 u masakruan, por njëkohësisht kthyen shikimin e gjithë botës drejt Kosovës për dhunën që po ushtrohej ndaj qytetarëve.

Sipas njoftimit për media, të pranishëm nga kryesia e LDK-së, ishin Lutfi Zharku dhe Muharrem Svarqa bashkë me kryetarin e degës së LDK-së në Shtime Selim Shabani.

Më 15 Janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur. Kjo masakër tmerroi botën, ngjalli reagimet e njëpasnjëshme të bashkësisë ndërkombëtare dhe zgjoi ndërgjegjen e diplomacisë botërore që përfunduan me ndërhyrjen e NATO-s.

Masakra e Reçakut, në historinë e Kosovës është sakrifica e dëshmorëve për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat