Vrasja e Ivanoviqit, serbët e Kosovës dyshojnë në hetime - Bota Sot
Vrasja e Ivanoviqit, serbët e Kosovës dyshojnë në hetime

Aktuale

Vrasja e Ivanoviqit, serbët e Kosovës dyshojnë në hetime

Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:52
Vrasja e Ivanoviqit, serbët e Kosovës dyshojnë në hetime

Organet kompetente në Prishtinë dhe Beograd nuk duhet të zvarrisin zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, përndryshe mekanizmat ndërkombëtarë duhet të kërkojnë drejtësi nga Beogradi dhe Prishtina se çfarë kanë bërë deri më tash.

Kështu u tha në prag të njëvjetorit të vrasjes së Oliver Ivanoviqit, në një konferencë për media në Çagllavicë "Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje".

Pjesëmarrësit e kësaj konference paraqitën brengosës faktin se ende nuk është gjetur kryerësi i kësaj vrasjeje.

Nënkryetarja e Iniciativës Qytetare SDP, Ksenija Bozhoviq, tha se deri më sot nuk e dinë se kush e ka vrarë dhe kush e ka porositur vrasjen e Ivanoviqit.

Sa i përket deklaratave të vëllait të Oliver Ivanoviqit, Milan Ivanoviq, ai tha se dyshon në hetimet e Beogradit.

"Shumë ofenduese ka qenë qasja e policisë së veriut dhe Prishtinës. Ne në shok, po bënim përpjekje që derisa të dimë a po mbijeton ai, është dashur të vijmë në zyrë. Kamerat i kanë marrë pa urdhër të prokurorit dhe e kanë keqpërdorur gjendjen tonë. Ne nuk e dimë as sot se çfarë ka pasur në ato pamje dhe i kemi lutur të na kthejnë kamerat", tha ajo.

Ajo tha se kur kanë parë videot e publikuara, kanë vërejtur Oliver Ivanoviqin të vrarë.

"Prokurori më ka pyetur se a është e mundur që kamerat nuk kanë punuar. Unë kam thënë: 'unë jam e sigurt se kamerat tona kanë punuar. Ai ka qenë i lirë, por ka pasur frikë për sigurinë e familjes dhe të bashkëpunëtorëve. Është e palogjikshme se si të mos punojnë 12 ditë e të punojnë 10 minuta pas vrasjes", u shpreh ajo.

Nenad Rashiq nga PDS u shpreh se humbja e Oliver Ivanoviqit nuk mund të kompensohet, ndërsa kyetari i PSK-së, Aleksandar Jabllanoviq tha se një vit pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, dihet se vrasjes së tij i kanë paraprirë shumë gjëra.

Ai numëroi disa nga kërcënimet që i ishin bërë atij më parë derisa foli edhe për Listën Serbe dhe ndikimin e saj nga Beogradi.

"Edhe unë kam pasur kërcënime. Zyra ime, e babait tim po ashtu, është gjuajtur me kallashnikov. Shoferin tim e kanë rrahur policët serbë. Ne nuk kemi thënë asnjëherë se Oliver Ivanoviqin e kanë vrarë shqiptarët apo serbët, për neve kushdo që e ka vrarë do të jetë vrasës. Pas të gjitha storieve dhe spekulimeve që i paraprinë atentatit, ne kemi presione nga Prishtina, por presionet më të mëdha politike vijnë nga Beogradi. E ftojmë sot Beogradin dhe Prishtinën dhe KFOR-in që sa më shpejt të hetohen rrethanat se si u vra Ivanoviqi", u shpreh ai.

Deputeti i SLS-së Sllobodan Petroviq u shpreh se moszgjidhja e këtij krimi dhe gjetja e porositësit dhe vrasësit mund të sjellë deri tek përsëritja e një ngjarjeje të ngjashme. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...