Tmerron Sali Rexhaj: Kosumi, Avdyli, Myrtaj në vitin 1995 i bënë listat për eliminimin e shqiptarëve, mes tyre Rugova, Agani dhe Islami - Bota Sot
Tmerron Sali Rexhaj: Kosumi, Avdyli, Myrtaj në vitin 1995 i bënë listat për eliminimin e shqiptarëve, mes tyre Rugova, Agani dhe Islami

Aktuale

Tmerron Sali Rexhaj: Kosumi, Avdyli, Myrtaj në vitin 1995 i bënë listat për eliminimin e shqiptarëve, mes tyre Rugova, Agani dhe Islami

Nga: N.SH Më: 15 janar 2019 Në ora: 12:56
Sali Rexhaj

Anëtari i Partisë Parlamentare të viteve të 90-ta në Kosovë, Sali Rexhaj, ka dhënë një deklaratë bombastike për ekzistencën e një liste për eliminim të figurave më të mëdha të kohës.

Sali Rexhaj, i cili ishte anëtar kryesie për shumë vite i PPK-së, ka deklaruar që në vitin 1994 derisa ishte i pranishëm në zyrën e kryetarit të PPK-së, Bajram Kosumi, i kishte rënë në dorë një listë me emra të politikanëve të kohës që duhej të eliminoheshin.

Sipas Rexhajt kjo listë fillonte me Ibrahim Rugovën e për të vazhduar me Fehmi Aganin dhe Hivzi Islamin dhe disa emra të tjerë, gjithsej 10 emra.

Sipas tij kjo listë më vonë u nënshkrua dhe u vulos duke dhënë rezultat vrasjen e disa prej këtyre figurave disa nga serbët e disa nga maskat.

Të pranishëm në këtë takim Rexhaj thotë se ishte Bajram Kosumi, Merxhan Avdyli dhe Nezir Myrtaj.

Ky është postimi i plotë i Sali Rexhajt në rrjetin social Facebook:

Si sot,

para 24 vjetesh, shkova ne zyre te PPK-es, ku isha anetar kryesie me vite te tera. Ne Seli Qendrore ne Prishtine. U pershendeta me Tinen-Valentina Ahmetin, sekretare ne seli.

Hyra ne zyren e mbledhjeve, vetem aty hyja zakonisht e jo ne zyre te kryetarit Bajram Kosumi.

Ne zyre ishin ulur Kosumi, Merxhan Avdyli e Nezir Myrtaj. Avdyli ishte deputet i pavarur i Kuvendit te Kosoves, kurse Nezir Myrtaj ishte punesuar ne seli qendrore, merrej me informim.

U pershendeta me ta, me secilin dore per dore dhe u ula. Ne mes te tavolines ishte nje leter, e terhoqa afer dhe pashe nje liste emerash. Fillonte me Rugoven, vazhdonte me Fehmi Aganin, Hivzi Islamin...Ishin diku rreth 10 emera. Merxhani me pyeti se cili eshte mendimi im per Hivzi Islamin. I tregova se e njihja si intelektual dhe demografin me te mire ne Ballkan. Me vite u kundervihej qarqeve te Beogradit rreth problemeve demokrafike te shqiptaret, ne menyre shkencore.

- Po vellau i tije eshte oficer i APJ ne Leskovc me tha.

- Kete thash nuk e di. Une e njoh vetem si intelektual te pjekur e te guximshem, e kisha takuar disa here si kryetar te Partise Fshatare.

Nezir Myrtaj tha se keta ishin kunder enveristeve dhe duhet te vriten. Per bese mendova se po bente shaka.

- Nese vertete eshte formuar kjo liste per ti vrare, eshte gabim i madhe. Se pari nuk duhet te vritemi mes vehte, po per mua eshte problem i madhe nese kjo liste bie ne dore te Serbise. Ata do ta shfrytezojne te diplomatet e huaj, dhe do te vrasin lirishte njerez nga kjo liste. Kosumi asnje fjale nuk e tha. Ndihej keq qe une e pashe kete liste.

Keto lista me vone u shperndane, nenshkruan e vulosen. Njerez nga keto lista u vrane e plagosen. Disa nga Serbia e disa nga njerez ne prita ne erresire, apo njerez me maska. Rugova u shpetoj dy atentateve...Liria u gjakos keq.

...

Sot, po udhetojne per ne Hage dy komandant te UÇK-es, atje do te japin pergjegjesi per krime te luftes. Do te shkojne edhe shume te tjere. Kjo eshte dhembje e madhe per familjet e tyre. Per rrethin, bashkeluftetaret, shoket. Por do te humbe Kosova shume ne nje dite te veshtire ne te cilen e sollen politikanet e pa pergjegjeshem, te padijshem e te pangopeshem per pushtet e pasuri. Do te perfitoj shume Serbia.

Kurse Kosumi, Avdyli, Myrtaj e te tjeret qe benin lista, jetojne te qete ne familjet e tyre. Nuk u mungon agje per nje jete dinjitoze e ne mireqenje. E di se as ndergjegjjen nek e kan te lenduar. Sepse nuk e posedojne fare. Flejne si qengja.

P.S.

Askush nuk po proteston per keta komandant sot. Pak kush i konsideron heronje, kaq keq u degraduan ne shoqerin tone.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...