Krasniqi: Drejtësia vonon, por nuk harron

Aktuale

Krasniqi: Drejtësia vonon, por nuk harron

Nga: Z.B Më: 15 janar 2019 Në ora: 13:57
Jakup Krasniqi

Edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, sot vizitoi Reçakun në 20 vjetorin e masakrës.

Me këtë rasa ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se me këtë masakër nuk ka asnjë dyshim se krimi serb në Reçak ishte vepër e gjenocidit serb, shkruan Krasniqi, përcjell Bota Sot.

‘Krime të ngjashme Serbia kishte kryer edhe para Reçakut, por në dallim me krimet e tjera, Reçakut i dha një zë të fuqishëm Ambasadori Amerikan V, Vokeri në cilësinë e shefit të OSBE-së në Kosovë, që kishte mision verifikimin e monitorimin e luftimeve në Kosovë’.

Gjithashtu ai thotë se gjenocidit serb ka mbetur e pandëshkuar "Drejtësia vonon, por nuk harron"!

Postimi i plotë:

 Në 20 vjetorin e krimit serb në Reçak!

MASAKRAT E SERBISË NË KOSOVË I KISHIN TË GJITHA ELEMENTET E GJENOCIDIT

Kur sot pas njëzet viteve, kujtoj 15 janarin e vitit 1999 më i jep të gjitha mundësit të i shoh pa syze ndryshimet e mëdha që kanë ndodhur në Kosovë, por njëkohësisht i shoh edhe të gjitha mundësit tjera që kane mundur të rezultojnë me ndryshime shumë më të mëdha sesa këto që po i shohim tani, pas njëzet viteve.

Nuk ka asnjë dyshim, Krimi serb i kryer në Reçak ishte vepër e politikës se gjenocidit serb, që Serbia e ushtronte në Kosovë në vitin 1998/99. Krime të ngjashme Serbia kishte kryer edhe para Reçakut, por në dallim me krimet e tjera, Reçakut i dha një zë të fuqishëm Ambasadori Amerikan V, Vokeri në cilësinë e shefit të OSBE-së në Kosovë, që kishte mision verifikimin e monitorimin e luftimeve në Kosovë. Pa konstatimin e V. Vokerit "se ky është krim", edhe ky krim e gjenocid serb do të kalonte në heshtje si shumë të tjera para tij, mbase edhe pas tij.
Por ajo që është për të na ardhur keq sot, është fakti se politika e gjenocidit serb në Kosovë ka mbetur e pa ndëshkuar. Edhe pas njëzet viteve, zyrtaret e shtetit që ka kryer gjenocidin, nuk janë distancuar nga ajo politik. Ketë e dëshmon fakti pse as pas 20 viteve zyrtaret e Serbisë nuk e kanë bërë as edhe një kërkim falje formale!

Kjo flet dhe është tregues se ajo politikë e gjenocidit edhe sot e kësaj dite atje ka rrënjë të thella! Dhe nuk ka si të ndodh ndryshe, pasi politika e krimit dhe e gjenocidit ka mbetur e pa ndëshkuar!

Thuhet: "Drejtësia vonon, por nuk harron"!

Shenja shpresë dhë nëse ka pak! Pasi këtyre dite po akuzohen çlirimtarët?!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat