“20 vjet më parë bota u trondit nga krimet e bëra nga xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç”

Aktuale

“20 vjet më parë bota u trondit nga krimet e bëra nga xhelati i Ballkanit, Sllobodan Millosheviç”

Nga: A.Sh Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:28
Sllobodan Millosheviq

Edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta përkujtoi masakrën e Reçakut.

Ai ka thënë se meritojnë mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin Ambasadori Walker dhe misioni i OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës.

Postimi i plotë:

Si sot 20 vjet më parë bota u trondit nga faktet dhe pamjet drithëruese të krimeve dhe masakrës së Reçakut të kryera nga xhelati i Ballkanit, Slobodan Miloseviç. Mirënjohje për kontributin dhe përkushtimin e Ambasadorit Walker dhe misionit të OSBE-së në Kosovë që zbuloi dhe i tregoi botës të vërtetën e pushtetit dhe regjimit më mizor dhe kriminel në mes të Europës.

Përulje, nderim dhe kujtim me respekt viktimave të këtij krimi mizor. Popujt me kujtesë të shkurtër mbeten pa histori dhe pa të ardhme! Gjaku i Reçakut nuk bëhet ujë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat