A do t’ia ngulë PDK thikën Ramush Haradinajt sikur LDK’së? - Bota Sot
A do t’ia ngulë PDK thikën Ramush Haradinajt sikur LDK’së?

Aktuale

A do t’ia ngulë PDK thikën Ramush Haradinajt sikur LDK’së?

Më: 15 janar 2019 Në ora: 16:51
Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Ramush Haradinaj e Kadri Veseli janë duke bashkëqeverisur me vendin më shumë se një vit. Koalicionit që kishin lidhur në maj të vitit 2017, pasi PDK e kishte rrëzuar Isa Mustafën nga posti i kryeministrit duke u shkurorëzuar nga bashkëqeverisja me LDK’në, mund t’i vijë fundi nëse Kadri Veseli vendos ta zgjedhë tradhtinë, duke ia futur thikën pas shpine Haradinajt, tash kur gjërat janë ndërlikuar pas insistimit të Kryeministrit për të mos e hequr taksën. E, tradhtia nuk është diçka e panjohur për PDK’në dhe LDK’në.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka filluar ta mendojë edhe fundin e Qeverisë si mundësi për shkak të presionit diplomatik për heqjen e takës që i është vënë Serbisë si kundërpërgjigje ndaj luftës së saj kundër pavarësisë së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Por rënia e Qeverisë nuk do të ndodhë nëse Partia Demokratike e Kosovës e udhëhequr nga Kadri Veseli nuk e tradhton Ramush Haradinajn, sikur që bëri gati vite më parë kur kishin rrëzuar Isa Mustafën me pretekstin se kishte dështuar të merrte vendime të mëdha.

Veseli kishte bërë fushatë të gjatë për ta marrë postin e kryeministrit, por në minutat e fundit ishte nxitur nga Hashim Thaçi që këtë post t’ia linte Ramush Haradinajt.

Presidenti Hashim Thaçi është përsëri figura që mund të ndikojë në prishjen ose jo të koalicionit aktual. Në fakt, kjo varet nga qëndrimi i Veselit përballë kësaj situate. Thaçi, aktualisht po përplaset në mënyrë direkte me Ramush Haradinajn rreth çështjes së bisedimeve me Serbinë. Presidenti është i hapur për ndryshim të kufijve, përderisa Haradinaj është duke e kundërshtuar këtë fuqishëm.

Taksa vetëm se i ka acaruar edhe më shumë raportet e tyre.  Presidenti i Kosovës po pret që ajo të hiqet në mënyrë që t’i vazhdojë bisedimet me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili e ka vënë kusht heqjen e saj.

Mundësia e ndryshimeve në Qeveri është bërë opsion edhe pas deklaratave të djeshme të kreut të LDK’së Isa Mustafës, i cili porositi se LDK mund të bëhet pjesë e Qeverisë nëse ajo rikonfigurohet, shkruan Express.

Këtë situatë e ka komentuar edhe kreu i AAK’së Ramush Haradinaj, i cili ka kërkuar që Mustafa të japë më shumë sqarime.

Ramush Haradinaj e Kadri Veseli janë duke bashkëqeverisur me vendin më shumë se një vit e disa muaj. Koalicionit që kishin lidhur në maj të vitit 2017, pasi PDK e kishte rrëzuar Isa Mustafën nga posti i kryeministrit duke u shkurorëzuar nga bashkëqeverisja me LDK’në, mund t’i vijë fundi nëse  Kadri Veseli vendos ta zgjedhë tradhtinë duke ia futur thikën pas shpine Ramush Haradinajt.

 Veseli po ashtu ende është duke e kundërshtuar ndryshimin e kufijve duke thënë se integriteti territorial i Kosovës nuk do të cenohet në asnjë mënyrë. Por, kjo situatë duket se do të jetë e vështirë edhe për Kadri Veselin i cili shpesh është akuzuar se nuk ia ka dalë ta tejkalojë figurën e liderit të parë të PDK’së Hashim Thacit. Prandaj Qeveria Haradinaj është edhe një test për Veselin.

Mbetët të shihet nëse LDK sërish do t’i tradhtojë votuesit e vet, duke ua marrë fillimisht votën me premtimin se do ta largojë nga pushteti PDK’në, e më pas të futet ne qeverisje po më PDK’në.

Historia politike e Kosovës, në mëson se kjo është e mundshme dhe mund të ndodhë sërish.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...