A do të hidhërohet sërish Sami Lushtaku me Hashim Thaçin?

Aktuale

A do të hidhërohet sërish Sami Lushtaku me Hashim Thaçin?

Më: 15 janar 2019 Në ora: 18:39
Thaçi dhe Lushtaku

Në varkën me gjashtë ulëse kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte vizituar liqenin e Ujmanit për të vetmen herë, nuk kishte pas vend edhe për Sami Lushtakun.

Ish-kreytari i Skenderajt kishte deklaruar publikisht se e kishte xhelozuar Thaçin, teksa deklaronte se do të dëshironte të ishte së bashku me të.

Por Thaçi duket se e ka harrur edhe sot, ish-Komandantin e UÇK-së Drenicë, teksa nuk e ka përmendur asnjëherë.

Megjithatë Thaçi nuk kishte harrur gjatë ditës së djeshme për ta kujtuar, Rrustem Mustafën të njohur si Remi, i cili gjatë ditës së djeshme konfirmoi prezencën e tij në Hagë, ku është ftuar nga Prokuroria e Gjykatës Speciale.

Thaçi një foto të Remit, i cili dukej sikur të ishte prapa grilave e kishte shpallur si fotografinë e ditës.

Megjithatë, ai pavarësisht udhëtimit të Lushtakut për në Hagë nuk është deklaruar asnjëherë.

Kujtojmë se Lushtakut i kishte mbetur hatri, që nuk kishte qenë së bashku me Thaçin në varkë kur kishte vizituar Ujmanin.

“Unë bile e pata admirua shumë kur u patë shkua në Mitrovicë, realisht kisha pas dëshirë me qenë edhe unë së bashku me Presidentin. Mu më ka bë xheloz”, kishte deklaruar Lushtaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat