Rama përgëzon Limajn, thotë se i ka dhënë impuls të ri bashkëpunimit mes dy qeverive

Aktuale

Rama përgëzon Limajn, thotë se i ka dhënë impuls të ri bashkëpunimit mes dy qeverive

Më: 15 janar 2019 Në ora: 19:07
Fatmir Limaj dhe Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar zëvendëskryeministrin e Kosovës, Fatmir Limajn, për kontributin që po e jep në jetësimin e marrëveshjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Dua të falënderoj sinqerisht Fatmir Limajn, i cili ka dhënë një impuls të ri ndërveprimit mes dy qeverive dhe me thënë drejtën më bën të ndjehem mirë që si propozues për të qenë ai koordinator kombëtar nuk kam gabuar”, ka thënë Rama në hapjen e Zyrës Doganore në Portin e Durrësit.

E, këtë projekt Limaj e ka vlerësuar si më të rëndësishmin pas ndërtimit të autostradës së Kombit.

Limaj ka thënë se ndjehet i kënaqur që dy vendime të mbledhjes se përbashkët në Pejë po realizohen.

Në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive mbajtur në nëntor të vitit të kaluar, kryetari i Nismës me propozim të kryeministrit Rama ishte votuar si Koordinator Kombëtar i dy qeverive.

Deklarata e Ramës për Limajn.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat