Paçarizi: Patriotizmi i Haradinajt do duhej të matej me rikthimin e Kosovës në agjendën e Amerikës

Aktuale

Paçarizi: Patriotizmi i Haradinajt do duhej të matej me rikthimin e Kosovës në agjendën e Amerikës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:21
Rrahman Paçarizi

Analisti politik, Rrahman Paçarizi, ka thënë se vendimi për taksën 100% ndaj produkteve serbe ishte pasojë e mllefit pas fushatës agresive të shtetit të Serbisë ndaj Kosovës.

Paçarizi në Info Magazine deklaroi se kryeministri Ramush Haradinaj po tregon patriotizëm në kohë paqeje, por është totalisht i panevojshëm ky veprim i tij pasi gjendet përballë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, njofton Klan Kosova.

”Taksa 100% nuk ka qenë veprim reciprok, ka qenë veprim i mllefit. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim duke thënë pse Serbia po na pengon”.

”Unë kam frikë që Ramush Haradinaj nuk do të përpiqet të gjejë rrugë të tjera, pasi sot u bë më i ashpër, u bë më patriot se që duhet. Nuk ka nevojë të na tregojë në kohë paqeje se sa patriot është”.

”Patriotizmi i Haradianjt do duhej të matej me rikthimin e Kosovës në agjendën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

”Nëse Haradinaj vazhdon të këmbëngul, atëherë ka njerëz të mjaftueshëm që mezi presin ta largojnë apo ta rrëzojnë”.

”Kërcënime nga SHBA-të ka pasur edhe në kohën kur politikanët kosovarë donin të rrëzonin Gjykatën Speciale”.

”Shpresoj që Haradinaj do të gjejë një rrugë të ndërmjetme për të dalë faqebardhë nga kjo çështje. Vendimet nuk janë të përjetshme. Ato mund të ndryshohen”.

”Taksa e 100% e ka arritur efektin e vet. Efekti është se Kosova mundet pa mallrat serbe, Kosova ka rikthyer vëmendjen e SHBA-ve pas këtij vendimi”.

”Ata që e bllokojnë dialogun do të ndëshkohen për dështimin e dialogut. E kemi parë edhe ne, e ka parë edhe Serbia, ndaj dhe nuk guxojmë të veprojmë me gabime”.

”Taksa 100% duhet të zëvendësohet me kërkesën që mallrat serbe që hyjnë në Kosovë ta kenë shënimin: ‘Republika e Kosovës’. Kjo është njëfarë forme e njohjes së Kosovës. Pas kësaj, Serbia nuk do të mund të reagojë ndaj miqve dhe partnerëve të vet pa një qasje të re me emërtimin ‘Republika e Kosovës’”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat