Veprimtaria në Shqipëri e Gjykatës Speciale të Kosovës

Aktuale

Veprimtaria në Shqipëri e Gjykatës Speciale të Kosovës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 20:40
Ndertesa e Gjykates Speciale

Gjykata Speciale e Kosovës  e cila ka nisur punën me intervistimin e disa prej drejtuesve të UÇK-së për krimet e luftës ishte në fokus të analizës së emisionit të sotëm "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: Gjykata Speciale e Kosovës ka nisur punën duke thirrur disa nga ish-drejtuesit e UÇK-së dhe deri tani nuk bëhet fjalë për arrestime por për hetime. Në pjesën më të madhe të rasteve, arrestimet vinë pas hetimeve.Bëhet fjalë për një Gjykatë që funksionin brenda sistemit ligjor të Kosovës por qendrën e ka në Holandë.

Është gjykatë me gjyqtarë ndërkombëtarë por njëkohësisht shfrytëzon dhe shkallët e poshtme të sistemit gjyqësor të Kosovës. Veç Gjykatës Speciale është dhe Prokuroria Speciale. Qëllimi i vërtetë i Gjykatës Speciale që është nën kontrollin e ndërkombëtarëve nuk është ashtu si thonë që të përlyejë luftën e UÇK-së, luftën çlirimtare për çlirimin e Kosovës.

Qëllimi i Gjykatës Speciale është më tepër të pastrojë faqen e përlyer të SHBA dhe NATO-s nga ata që mendonin se ishin më të zgjuar se Amerika dhe NATO dhe kur e panë se Kosovën do ta çlironte lufta e NATO-s menduan se atyre nuk u mbetej veçse të bënin lufën për pushtet. Prandaj Gjykata Speciale e ka shtyrë kohëzgjatjen e veprimtarisë së saj nga fillimi i vitit 1998 deri në fund të vitit 2000.

Gjykata Speciale Kosovës ka kompetenca të plota dhe mbi territorin e Republikës së Shqipërisë dhe kjo është bërë sepse Republika e Sjhqipërisë gjatë kohës së luftës së Kosovës në mënyrë të natyrshme shërbeu si baza kryesore e luftës çlirimtare të Kosovës ku u stërvitën forcat e UÇK-së, FARK-ut që ishte më tepër i lidhur me LDK, këtu erdhën një numër shumë i madh i shqiptarëve të Kosovës të dëbuar nga ushtria dhe paramilitarët serbë. Bëhet fjalë për rreth 1 milion shtetas.

Ndërkombëtarët i detyruan politikanët shqiptarë të të gjitha krahëve që të miratonin një ligj që kaloi me 127 vota pro në vitin 2012. Është ligji numër 53 për marrëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me task-forcën speciale të EULEX. Kjo task-forcë është një organ, një institucion juridiko-penal, i ndërtuar në funksiontë Gjykatës Speciale.

Saktësisht kjo task-forcë është një organ hetimor i Prokurorisë Speciale të Kosovës, që gjithashtu është nën kryesimin e ndërkombëtarëve. Prokuroria do të jetë organi që do të ngrejë akuzat në Gjykatën Speciale dhe hetimet më të rëndësishme do ti bëjë task-forca speciale. Nëse shikoni këtë ligj, pjestarët e task-forcës kanë kompetenca të plota mbi territorin shqiptar njëlloj si në Kosovë.

Nëse nuk ju hapet videoja kiloni për të parë në Youtube.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat