Milaim Zeka jep një lajm të gëzueshëm nga Haga - Bota Sot
Milaim Zeka jep një lajm të gëzueshëm nga Haga

Aktuale

Milaim Zeka jep një lajm të gëzueshëm nga Haga

Më: 15 janar 2019 Në ora: 21:33
Rrustem Mustafa dhe Milaim Zeka

Marrja në pyetje e Remit në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.

Deputeti i Nismë-s, Milaim Zeka, e ka quajtur lajm të gëzueshëm përfundimin e intervistimit të ish-komandantit Remit në Hagë.

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur si Remi, është deklaruar pas përfundimit të marrjes së tij në pyetje nga Gjykata Speciale, në Holandë.

Ai para gazetarëve ka thënë se ka përfunduar intervistimi i tij nga Specialja.

“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë”, është shprehur Mustafa.

Mustafa tha se ishte i ftuar si dëshmitar i dyshuar, duke thënë se ishte një intervistë e gjatë, por që përfundoi sot.

“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, deklaroi ai

Marrja e tij në pyetje në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...