Haziri: PDK na ofroi rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ja cila ishte përgjigjja - Bota Sot
Haziri: PDK na ofroi rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ja cila ishte përgjigjja

Aktuale

Haziri: PDK na ofroi rrëzimin e Qeverisë Haradinaj, ja cila ishte përgjigjja

Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:07
Lutfi Haziri

​Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka zbuluar një ofertë që partia e tij ka marrë nga Partia Demokratike e Kosovës, pak kohë më parë.

Haziri ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se partia e Kadri Veselit i ka ofruar partisë së Isa Mustafës bashkëpunim për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Megjithatë, Haziri ka thënë se LDK’ja e ka refuzuar këtë ofertë nga PDK’ja, të cilën e kishte pasur partnere në qeverinë e kaluar të vendit. 

PDK aktualisht udhëheq vendin, në bashkëpunim me partinë e Haradinajt, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, dhe disa parti të tjera më të vogla. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...