Maliqi: Qeveria e ka një mundësi elegante për plotësimin e kërkesës së ShBA-së për heqjen e taksës

Aktuale

Maliqi: Qeveria e ka një mundësi elegante për plotësimin e kërkesës së ShBA-së për heqjen e taksës

Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:45
Shkëlzen Maliqi

Analisti Shkëlzen Maliqi në një publikim në rrjetin social Facebook ka shkruar se Qeveria e ka një mundësi, siç e ka quajtur ai elegante për plotësimin e kërkesës së ShBA-së për heqjen e taksës 100 % për mallrat serbe.

Maliqi ka shkruar se Qeveria mund ta arsyetojë atë si ‘suspendim të përkohshëm deri sa vazhdon dialogu për arritjen e marrëveshjes politike”.

Ky suspendim, sipas tij nuk do të duhej ta përfshinte Bosnjën, meqë me të nuk po zhvillohet dialog.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Qeveria e Kosovës e ka një mundësi elegante që ta plotësojë kërkesën e SHBA-ve për heqjen e takses 100 % për mallin e importuar nga Serbia duke e arsyetuar këtë si “SUSPENDIM TË PËRKOHSHËM DERI SA VAZHDON DIALOGU PËR ARRITJEN E MARRËVESHJES POLITIKE”, çka do të iste plotësisht në pajtim me qëndrimin e Qeverisë Amerikane, ku nuk kontestohet e drejta e Kosovës që të vendos taksa, si kundërmasë për pengesat që Serbia dhe Bosnja aplikojnë vazhdimisht për importe të mallrave nga Kosova. SUSPENDIMI I PËRKOHSHËM NUK DO TË DUHEJ TË PËRFSHINTE BOSNJËN pasi që me ketë shtet nuk po zhvillohet dialogu dhe kemi të drejtë që të kërkojmë reciprocitet të plotë tregtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat