Haxhi Avdyli i përgjigjet ashpër Daut Haradinajt

Aktuale

Haxhi Avdyli i përgjigjet ashpër Daut Haradinajt

Më: 16 janar 2019 Në ora: 00:16
Haxhi Avdyli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, i është kundërpërgjigjur kolegut të tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, pas akuzave të tij ndaj LDK-së.

Teksa ka komentuar refuzimin e LDK-së për t’u përfshirë në dialogun me Serbinë, Haradinaj ka thënë se partia e Isa Mustafës tashmë e ka përfaqësuesin e saj në dialog.

“LDK-ja le të rrijë edhe pak në opozitë sepse ka qenë mjaft në pushtet me PDK-në. Fundja ajo e ka përfaqësuesin e vet në dialog. Ai është presidenti Hashim Thaçi, i zgjedhur me votat e LDK-së pas marrëveshjes që lideri Isa Mustafa kishte bërë me Thaçin që t’i ndanin postet, njëri kryeministër e njëri president i vendit”, ka thënë sot Haradinaj.

Këtë deklaratë të Haradinajt, Avdyli e ka quajtur të turpshme.

“Kjo është paturpësi”, ka thënë ai në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat