Më 4 shkurt, një anëtar i kryesisë së OVL të UÇK shkon në Hagë

Aktuale

Më 4 shkurt, një anëtar i kryesisë së OVL të UÇK shkon në Hagë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 00:46
Hysni Gucati

Kryetari i OVL të UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë se janë 103 veteranë të UÇK-së të ftuar nga Gjykata Speciale.

Gucati, në “Dossier D” me Fidan Ramën ka thënë se ka edhe anëtarë të kryesisë së OVL UÇK të ftuar nga Gjykata Speciale.

“Është një anëtar i kryesisë së OVL UÇK që do të udhëtojë më katër shkurt në Gjykatën Speciale. Emri i tij nuk është bërë publik dhe gjatë ditëve në vijim avokati i tij do ta publikojë emrin”.

“… Edhe tre të tjerëve do t’u publikohen emrat nga avokatët e tyre. Të gjithë janë veteranë të UÇK-së. Na është konfirmuar që janë të ftuar për Speciale”, tha Gucati.

I pari i OVL të UÇK-së ka thënë se janë të konfirmuar 11 ftesa për në Gjykatën Speciale dhe prej tyre ka komandantë dhe ushtarë të thjeshtë.

Ai thotë se ka raste kur veteranët e ftuar nga Gjykata Speciale nuk kanë qenë më parë në gjykata vendore, apo ndërkombëtare.

“Katër të fundit që i përmenda nuk kanë qenë asnjëherë nëpër gjykata, as vendore e as ndërkombëtare”, tha Gucati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat