Sami Lushtaku niset për Kosovë, ja si do të mbrohet

Aktuale

Sami Lushtaku niset për Kosovë, ja si do të mbrohet

Më: 16 janar 2019 Në ora: 07:27
Sami Lushtaku

(E plotësuar) - Intervistimi i Sami Lushtakut nga prokurorë të Prokurorisë së Specializuar, ka qenë i shkurtë.

Ai ka qëndruar nga ora 10 deri rreth orës 15 brenda objektit të këtij institucioni në Hagë por media ka mësuar se ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës ka vendosur të mbrohet në heshtje.

Burime të afërta me Gjykatën kanë thënë se kjo ka qenë arsyeja e intervistës së shkurtër, krahasuar me marrjen në pyetje të Rrustem Mustafës dy ditë radhazi.

Lushtaku prandaj është nisur menjëherë në Kosovë.

Këtë indikacion e ka dhënë edhe vet kur ka përfunduar intervistimi.

“E kemi bë sot mos me fol ton ditën, e kemi mshelë”, i ka thënë Lushtaku shkurt ktv-së kur është pyetur për pretendimet e Prokurorisë.

***

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ka përfunduar intervistimi disa orësh nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Lushtaku, i cili është intervistuar prej orë 10 të mëngjesit, para pak çasteve ka dalë nga Zyra e Prokurorit.

Ai ishte i shoqëruar me dy  avokatët e tij, Arianit Kocin dhe Geoffrey Nice-in, të cilin e ka angazhuar së fundi për mbrojtje në Gjykatën Speciale.

Gjatë ditës së djeshme intervistën për dy ditë radhazi e përfundoi ish-komandanti Rrustem Mustafa.

Edhe Mustafa, edhe Lushtaku kanë qenë komandantë të rëndësishëm të zonave operative në Kosovë, gjatë konfliktit të armatosur, ndërsa pas luftës kanë mbetur aktivë në skenën politike në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.

Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. 

I buzëqeshur dhe i rrethuar me njerëz - pamje pas daljes së Lushtakut nga selia e Speciales

Sami Lushtaku është larguar nga ndërtesa ku është intervistuar për disa orë, por nuk ka folur asgjë në lidhje me atë se çfarë është folur me prokurorin.

Avokati i Lushtakut, Geoffrey Nice, sikurse klienti i tij, kanë thënë se nuk do të flasin në lidhje me atë se çfarë është diskutuar në intervistim.

Image

Por, në një fotografi të realizuar shihet Lushtaku pas daljes nga selia e Gjykatës Speciale në Hagë.

Lushtaku: Paqe nga Haga, por kur do të vijë dita e drejtësisë për krimet e Serbisë në Kosovë

Deputeti Mergim Lushtaku ka përcjellur në hyrje të objektit të Gjykatës Speciale babain e tij, ish-komandantin e UÇK-së, Saminë.

Lushtaku është shprehur se prindi i tij është gjithmonë i gatshëm të dëshmoj pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së.

Mirëpo, ai ka parashtruar pyetje se kur do të vijë dita e gjykimit dhe drejtësisë për vrasjen e mbi 13 mijë civilëve, masakrave, dhunimit të 20 mijë grave, e spastrimit etnik.

Postimi i plotë:

Paqe nga Haga

Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.

Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:

1. Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,

2. Kryerjen e 400 masakrave,

3. Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,

4. Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,

5. Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.

Secili shqiptar, une dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi.

Lushtaku hyn në Gjykatën Speciale për tu intervistuar nga prokurorët

Ka arritur brenda objektit ku do të merret në pyetje nga prokurorët e Dhomave të Specializuara, ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga zona e Drenicës, Sami Lushtaku.

Së bashku më të shihet avokati Koci, djali i tij Mërgimi e deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu.

Seanca pritët të nis në ora 10:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjatë.

Kujtojmë që dje, Remi përfundoi intervistën më shumë se nëntë orë.

Ai tha se në pyetje u mor si dëshmitar i dyshuar.

Sami Lushtaku intervistohet nga prokurorët e Hagës

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa- Remi dje përfundoi intervistimin e tij 16 orësh nga Prokurorët e Dhomave të Specializuara, në Hagë të Holandës. 

Ndërsa, sotdo të fillojë intervistimi i gjeneralit tjetër të UÇK-së, ish-komandantit të Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, i cili dje ka arritur në Hagë.

Intervista e Lushtakut pritet të nis në orën 10:00 dhe nuk dihet se sa do të zgjatë.

Ndërsa, Remi pas intervistës dje deklaroi se është pyetur në cilësinë e ‘dëshmitarit të dyshuar’

“Kam një fjalë, e dini se kam pas shumë pyetje nga gazetarët si do të përfundon intervista me mua pranë Dhomave të Specializuara. Isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ka qenë intervistë e gjatë, sot përpunoi. Pyetjet ishin shumë serioz dhe unë isha shumë serioz. Unë po u them, UÇK-ja më ka mbrojt mua, unë nuk kam pasur nevojë ta mbrojë UÇK-në”, ka theksuar Remi për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat