Kryetari i komunës, Agim Bahtiri sot në ora 09:30 do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16 mijë e 594 nënshkrime të qytetarëve.
Peticioni do të dorëzohet tek Qeveria, Kuvendi, si dhe tek Presidenti.
Bahtiri po kërkon nga institucionet përkatëse që të miratojnë këtë nismë të ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës.