Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

Aktuale

Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit

Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:02
Oliver Ivanoviq

Më 16 janar 2018 në veri të Mitrovicës u vra lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq. Një vit pas, rasti ende nuk është zbardhur.

Ai u qëllua me armë zjarri  para zyrës së tij dhe më pas u dërgua në spitalin e Mitrovicës, por nuk u bëri ballë plagëve të marra.

Ivanoviq kishte deklaruar se nuk kishte armiq dhe se nuk merrej me punë të paligjshme, por kishte vetëm kundërshtarë politikë.

Dy vite para vrasjes, në vitin 2016 në Gjykatën Themelore në Veri të Mitrovicës, Ivanoviç u shpall fajtor dhe u dënua më nëntë vite heqje lirie. Ai u akuzua për krime lufte dhe krime kundër popullatës civile në vitet 1999 – 2000. Ivanoviq nuk u dërgua në paraburgim, por ishte në arrest shtëpiak. Lidhur me këtë vendim, pati reagime dhe pakënaqësi, nga pala e dëmtuar dhe familjarët. Gjithashtu, edhe njohës të drejtësisë në Kosovë e quajtën të padrejtë këtë vendim.

Më 23 nëntor 2018 në Veri të Mitrovicës janë arrestuar katër të dyshuar për vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviq.

Në prag të një vjetorit të vrasjes së politikanit serb, dje në Çagllavicë u mbajt konferenca "Një vit nga vrasja e Oliver Ivanoviqit dhe skena politike serbe në Kosovë pas asaj vrasjeje".

Zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit e kanë kërkuar politikanë nga Kosova, Serbia si dhe misionet diplomatike.  Ai u varros  në Varrezat e Reja në Beograd në Alenë e Qytetarëve me Merita. /KosovaPress

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat