Stefanoviç: Kemi indikacione kush është vrarës i Ivanoviqit - Bota Sot
Stefanoviç: Kemi indikacione kush është vrarës i Ivanoviqit

Aktuale

Stefanoviç: Kemi indikacione kush është vrarës i Ivanoviqit

Nga: F.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 10:50
Nebosha Stevanoviq

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë Nebojsha Stefanoviq ka thënë se Prishtina mbi vete ka marr përgjegjësinë e gjetjes së vrasësit të Oliver Ivanoviqit.

Pa marr parasysh sjelljen e Prishtinës që ka refuzuar bashkëpunimin, ka indikacione se kush mund të jetë vrasës, sepse dihet për “lëvizje të personave të caktuar në Kosovë dhe shkuarjen në një nga vendet perëndimore” deklaroi Stevanoviq për “Tv Prva", transmeton “Bota Sot”.

"Po përpiqemi që me atë vend perëndimor të arrijmë te vërtetimi. Duhet të jemi serioz dhe gjithë atë që kemi mësuar deri tash të dëshmohet me fakte",  ka theksuar Stefanoviq duke shtuar se në hetim është qartë se nuk po merr pjesë EULEKS. 

Image

Stefanoviq ka shtuar se Prokuroria serbe ka dërguar në Prishtinë shumë shkresa, ku janë kërkuar gëzhojat nga vendet e ngjarjes. "Prokuroria ose nuk kanë marr përgjigje ose kanë pranuar atë që nuk kemi kërkuar. Kemi kërkuar gëzhojat origjinale ndërsa kemi marr gëzhoja të ngjashme ", sqaroi ai. 

Ai ka theksuar se Milan Radojiçiç është intervistuar dhe ka dëshmi se ai nuk ka qenë në atë moment në Kosovë, kështu që hetimi që kryen Beogradi nuk është bërë shkel e shko. 

"Nuk jemi duke mbrojtur askënd, nëse është fajtor duhet të shkojë në burg 1 mijë vjet. Por nuk bëhet kjo me forcë, nëse kjo i konvenon Prishtinës të gjithë tash duhet të shtyjmë në atë drejtim. Unë nuk jam për këtë", sqaroi ai. 

I pyetur nëse bashkëshortja e Ivanoviqit, Milena do të marr mbrojtje policore ai theksoi se aktualisht po bëhet vlerësimi i sigurisë. " Sjellja e njërit prej liderëve të “Lidhjes për Serbi” ndaj Milena Ivanoviqit është për marre", tha ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...