Vuçiq për median ruse “Tas”: Serbia një partner i besueshëm i Rusisë - Bota Sot
Vuçiq për median ruse “Tas”: Serbia një partner i besueshëm i Rusisë

Aktuale

Vuçiq për median ruse “Tas”: Serbia një partner i besueshëm i Rusisë

Nga: F.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 11:44
Aleksandar Vuçiq

Në prag të vizitës së presidentit rus Vladimir Putin në Serbi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq në intervistën për median ruse “Tas” ka theksuar se “ Serbia është partner i besueshëm I Rusisë” njofton “Novosti” transmeton “Bota Sot”

"Unë mendoj kështu, punoj në atë mënyrë, nuk gënjej dikujt mund të mos i pëlqejnë fjalët e mua, por unë mendoj se ne jemi partner i besueshëm i Rusisë. Kur i them ‘po’ presidentit Putin, atëherë ne e bëjmë atë", ka thënë Vuçiq.

"Edhe kur i them Uashingtonit apo Brukselit se nuk duam të vendosim sanksione Rusisë – kjo është e vërteta edhe fer", ka thënë presidenti serb.

Vuçiq ka theksuar se presidenti rus Putin është shumë i popullarizuar në Serbi dhe se ka shumë njerëz që duan ta shohin dhe do tubohen “ vetë, që ta shohin”.

Një nga arsyet e këtij popullariteti është shpëtimi që i bëri Rusia Serbisë nga sintagma e gjenocidit ka thënë Vuçiq në intervistë me drejtorin e medias ruse “Tas”, Mihailo Gusman.

Ne nuk do të harrojmë vitin 2015 kur shefi i diplomacisë ruse Lavrov me urdhër të Putinit shpëtuan Serbinë nga sintagma e gjenocidit që ishte propozuar në rezolutën britanike në Këshillin e Sigurimit.

Vuçiq theksoi se përherë konsultohet me kolegun e tij rus, Putin dhe e pyet për këshillë.

"E njoftoj me gjithë atë që ndodh dhe nuk gënjejë, e flas të vërtetën  edhe pse e gjitha nuk i pëlqen", thotë Vuçiq.

Kjo është një gjë që Putin shumë respekton.

"Edhe unë e respektoj, sepse ai është lider i një vendi të madh, ndërsa unë lider i një vendi të vogël dhe ai tregon respekt për këtë vend dhe unë i jam shumë mirënjohës", ka thënë Vuçiq.

Presidenti I Serbisë ka përkujtuar se ishte nën presion të madh pasi Serbia kishte dërguar ndihma humanitare në Siri.

"Nuk kemi dërguar armë, por grurë, buter dhe sheqer, por nisën sulme të ashpra ndaj nesh. Kur isha te presidenti Putin kam thënë se mund dërgojmë një apo dy aeroplanë me ndihma humanitare. Aso kohe më patën thanë mos e bëjë këtë se mund të përballesh me probleme” ka thënë Vuçiq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...