Ish-prokurori i famshëm shfaqet me Sami Lushtakun - Bota Sot
Ish-prokurori i famshëm shfaqet me Sami Lushtakun

Aktuale

Ish-prokurori i famshëm shfaqet me Sami Lushtakun

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:16
Geoffrey Nice

Geoffrey Nice, prokurori që ishte bërë i famshëm në Hagë në betejën e tij ndaj Sllobodan Millosheviqit, është paraqitur sot në Prokurorinë e Gjykatë Speciale në Hagë.

Nice edhe zyrtarisht është caktuar si avokat mbrojtës i ish-komandantit të UÇK-së nga Zona e Drenicës, Sami Lushtaku.

Ndërsa, për punën që do ta kryej si avokat, Nice ka kërkuar nga ekipi nga Kosova që të paguhet 2200 euro për një ditë, duke përfshirë edhe biletën e udhëtimit.

Vlen të theksohet se Goeffrey Nice, pranë Tribunalit të Hagës deklaronte se ka prova të forta që dëshmojnë krimet që kishte kryet ai që njihej si kasapi i Ballkanit.

Mirëpo, Millosheviq nuk u dënua kurrë pasi që ai vdiq në qendrën e ndalimit në Sheveningen të Holandës. 

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...