Rusia dëshiron ta shtrijë ndikimin e saj edhe në Mal të Zi, Bosnjë dhe Maqedoni

Aktuale

Rusia dëshiron ta shtrijë ndikimin e saj edhe në Mal të Zi, Bosnjë dhe Maqedoni

Nga: D. B Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:29
Vladimir Putin

Pa dyshim se interesi strategjik i Rusisë është që të pengoj shtete të caktuara që ti bashkohen BE-së, sidomos pengimi i anëtarësimit të Serbisë në bllokun evropian, pasi e sheh si ''Kalin e Trojës'' në rajonin e Ballkanit.

Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Rusia dëshiron ta shtrijë ndikimin e saj edhe në shtet e tjera si në Mal të Zi, Bosnjës dhe Maqedoni.

Sipas ti, kërkesa Ruse që veriu i Kosovës, ti bashkëngjitet Serbisë është bërë për në mënyrë që kjo t ‘filloj investimet në këtë pjesë dhe për ta bërë jo funksional shtetin e Kosovës.

Image
Nexhat Haziri

“Përveç kësaj Rusia është edhe në suaza të këtij plani rus, që përmes investimeve, ta rrisë deponimin pro saj dhe anti BE-së. Sa i përket mos reagimit të institucioneve të shtetit të Kosovës, kjo është e pakuptueshme, sidomos tani kur veriu i vendit ka shkëputur çdo lidhje me institucionet shtetërorë të Kosovës”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se end nuk dihet se si po funksionojnë katër komunat, kryetarët e së cilave edhe kanë dhënë dorëheqje, dhe presidenti Thaçi heziton për ti shpallur zgjedhjet atje.

“Këtu unë mund të ndaj një shqetësim të liderit të LDK-së, ish-kryeministrit Isa Mustafa, meqë kjo gjendje e krijuar në veri të vendit, ka shkëputur të gjitha raportet në mes kësaj pjese dhe institucione shtetërore. Por  ndoshta mund të jetë edhe pjesë e planit të presidentit Thaçi për korrigjim kufijsh dhe tani po na nxjerrë para një akti të kryer, ku edhe me këtë mund të realizohet plani rus në Kosovë”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat