“Kur do të vijë dita për gjykimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve”

Aktuale

“Kur do të vijë dita për gjykimin e krimeve serbe ndaj shqiptarëve”

Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:35
Kriminelët serb

Deputeti nga radhët e PDK-së Mërgim Lushtaku në një postim në Facebook, kërkon drejtësi ndërkombëtare për të gjitha mizoritë nga shkaktuara nga dora e armikut, duke shkruar se lufta e UÇK-së është e pastër.

Lushtaku shkruan se, nëpër të gjitha gjykatat do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.

Postimi i plotë:

Paqe nga Haga

Gjithmonë i gatshëm për të dëshmuar pastërtinë e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Njëherë në gjykatat e UNMIK-ut, më pas të EULEX-it, tani në Gjykatën Speciale dhe çdo gjykatë tjetër që do të mund të themelohet në të ardhmen, do të jem gati që ta mbroj luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila ka qenë e drejtë dhe për liri të cilën e gëzojmë të gjithë bashkë në Kosovë.

Mirëpo, kur do të vijë dita për gjykim dhe drejtësi ndërkombëtare për:

1. Vrasjen e 13,900 civilëve shqiptarë nga shteti serb,

2. Kryerjen e 400 masakrave,

3. Dhunimin e 20 mijë grave shqiptare,

4. Mijëra shqiptarë ende të pagjetur,

5. Spastrimi etnik i mbi një milion shqiptarëve.

Secili shqiptar, une dhe ti që po e lexon këtë tekst beson në pastërtinë e luftës së UÇK-së, beson në drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat