Brnabiç: BE nuk ka drojë për vizitën e Putinit

Aktuale

Brnabiç: BE nuk ka drojë për vizitën e Putinit

Nga: F.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 13:47
Ana Brnabiç

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ka deklaruar se bashkëpunimi me Rusinë është me rëndësi përveç tjerave edhe për shkak të sigurisë të furnizimit me gas

Bashkimi Evropian nuk ka drojë nga vizita e presidentit të Rusisë Vladimir Putin në Beograd shprehet kryeministrja Ana Brnabiç dhe porosity se për Serbinë është me rëndësi të ketë marrëdhënies të mira me të gjithë.

Brnabiç këtë deklaratë e bëri sot gjatë vizitës në Strasburg ku është takuar me përfaqësuesit e BE-së ndër të cilët edhe raportuesin e BE-së për Serbi Dejvid Mekalister dhe një ndër temat e bisedës ishte edhe vizita e Putinit në Serbi.

 “Mendoj se Be nuk drojë nga kjo vizitë. Ata e dinë se kemi lidhje të afërta tradicionale në kuptimin jo vetëm kulturor por edhe ekonomik” ka thënë Brnabiç shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Ajo u shpreh se bashkëpunimi me Rusinë është me rëndësi përveç tjerave edhe për shkak të sigurisë të furnizimit me gas.

“Një nga rezultatet e kësaj vizite do të jetë siguria në furnizimin me gas. Po shpresojmë edhe për vendim për investime dhe zgjerimin e depos së gasit që është me rëndësi për atë siguri” shtoi Brnabiç.

Ata që eventualisht  shqetësohen për vizitën e Putinit, përkujton se vitin që shkoi në këtë kohë në Serbi ka qëndruar kryeministri japonez, që është tregues sa janë me rëndësi për ekonominë dhe politikën raportet e mira me të gjithë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat