Deputeti Milaim Zeka shprehë indinjatë se si RTK sipas tij nuk po e përcjell nga vendi i ngjarjes intervistimin e figurave të UÇK-së në Hagë.
Zeka përmend mediat që po përcjellin nga atje këtë proces, duke pyetur nëse, ‘kanë më shumë buxhet këto media apo RTK-ja”.
Sipas tij, ky turp bie në radhë të parë mbi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Postimi i plotë i Milaim Zekës:
Marreja e RTK-se dhe Kadri Veselit
Si deputet, edhe si anetar i Komisionit per Media ne Kuvendin e Republikes te Kosoves, shprehe indinjaten time te thelle nda Radio Televisionit te Kosoves, i cili nuk ka derguar asnje ekip televizive per te informuar nga afer publikun e gjere rreth intervistimit te dy figurave qenderore te luftes, Sami Lushtaku dhe Rrustem Mustafa -Remi.
Ky turp, ne radhe te pare bie mbi Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, po edhe mbi çdo politikan tjeter te Kosoves, te cilet qofte edhe per nje pordhe qe kane me ba jashte shtetit, RTK ne e kane mbas vetes.
Lind pyetja: A ma shume ka bugjet Rtk-ja, apo Klan Kosova, Ktv-ja, apo Indexonline e Parrotlla qe po raportojne nga vendi i ngjarjes?!!!
Ky eshte nje turp i pafalshem, apo nuk na behet vone per asgje?