Disa kirurgë nuk i binden Sindikatës, vazhdojnë grevën

Aktuale

Disa kirurgë nuk i binden Sindikatës, vazhdojnë grevën

Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:09
Ilustrim

Shërbimi Shëndetësor, Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se zyrtarisht Federata Sindikale e Shëndetësisë e ka përfunduar grevën, por që disa kirurgë nuk kanë hequr dorë nga greva dhe po mbajnë grevë jashtë organizimit sindikal.

Sipas SHSKUK-së, kjo grevë nuk ka ndikuar aspak, pasi që siç u shprehen ata në tërë Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), në 24 orët e fundit janë kryer 66 operacione.

Në një përgjigje dhënë për mediat vendore, nga zyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, thonë se në këto operacione janë përfshirë edhe rastet jo emergjente në disa klinika.

“Puna dhe operacionet janë kryer normalisht, përfshirë edhe rastet jo emergjente në Klinikën e Gjinekologjisë, Kirurgji Vaskulare, Oftalmologjisë, ORL, Kirurgji Masksilofaciale dhe Neurokirurgji, orotpedi, po ashtu operacione ka pasur në disa salla tjera operative”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Tutje kjo zyrë ka bërë të ditur se rastet emergjente janë trajtuar në të gjitha klinikat e QKUK-së.

“Sipas raportit 24 orësh nga Klinika e Anestezionit, në 24 orët e fundit janë kryer 66 operacione në tërë QKUK. Rastet emergjente janë trajtuar në të gjitha klinikat. Në gjinekologji janë operauar 36 raste, në emergjencë 4 raste, në orotpedi 4 raste, në kirurgji maksilofaciale 2 raste, në Oftalmologji 3 raste me anestezion total, në ORL 12 raste me anestezion total,  në neurokirurgji 1 rast, në plastikë 1 rast, në kirurgji vaskulare 2 raste, në kirurgji të fëmijëve 1 rast, në urologji 1 rast (cistoskopi- Eswel endourologji)”, ka bërë të ditur Zyra e drejtorit të SHSKUK-së.

Ndryshe, sot bëhen 23 ditë që kur kirurgët kanë hyrë në grevë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat