Lavrov: BE nuk duhet të kërkoj nga Serbia të përcaktohet ndërmjet Moskës dhe Brukselit

Aktuale

Lavrov: BE nuk duhet të kërkoj nga Serbia të përcaktohet ndërmjet Moskës dhe Brukselit

Nga: F.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 14:41
Sergej lavrov

Shefi i diplomacisë ruse Sergej Lavrov ka deklaruar sot më Moskë se Bashkimi Evropian nuk do të duhej të kërkoj nga Serbia të përcaktohet ndërmjet asaj dhe Rusisë shkruan “Danas” transmeton “Bota Sot”.

BE do të duhej të shmang logjikën kolonial “ose-ose” dhe të ndalet së kërkuari nga Serbia të zgjedh ndërmjet BE-së dhe Rusisë, ka thënë Lavrov në takimin vjetor me gazetarë.

„Në rrjedhë e sipër janë bisedimet për anëtarësim në BE, po bisedohet në shumë kapituj dhe BE nuk rresht të thotë se Serbia para të gjithave duhet të njoh Kosovën që të bëhet anëtare, dhe e dyta që Serbia të i bashkohet politikës së BE-së ndaj Rusisë, duke përfshirë këtu edhe vendosjen e sanksioneve“, shtoi Lavrov duke I quajtur këto qëndrime sit ë pashembullt.

Sipas fjalëve të tij, politikën ndaj Rusisë e dikton pakica agresive që kërkon që edhe anëtarë tjera të marrin qëndrimin që është plotë paragjykime dhe sjellje diskriminuese ndaj Rusisë.

Rusia po angazhohet për kthim të bashkëpunimin në bazë të balancimit t interesave të gjitha palëve dhe jo që njërës palë të i imponohen qëndrime që krijon një grup i vogël i shteteve ka deklaruar ministri serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat