Putin nesër tregon qëndrimin rus rreth Kosovës

Aktuale

Putin nesër tregon qëndrimin rus rreth Kosovës

Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:41
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin do të njoftojë qëndrimin e Moskës lidhur me Kosovën gjatë bisedimeve të nesërme në Beograd.

"Ky qëndrim është i qartë, konsistent dhe i bazuar në kuadrin ndërkombëtar dhe ligjor, duke përfshirë edhe ato që gjenden në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB", tha Yuriy Ushakov, në prag të vizitës së Putinit.

Siç tha ai, Rusia do të mbështesë një zgjidhje të kënaqshme reciproke deri tek e cila do të arrijnë Beogradi dhe Prishtina, por Rusia beson se çdo zgjidhje duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të konfirmuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB.

"Kjo (zgjidhje) vërtetë duhet të bëhet," tha Ushakov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat