Avokati Koci demanton mediat serbe për qenin e Sharrit: Historia vazhdon të falsifikohet

Aktuale

Avokati Koci demanton mediat serbe për qenin e Sharrit: Historia vazhdon të falsifikohet

Nga: A.ZH Më: 16 janar 2019 Në ora: 16:57
Qeni i Sharrit

Në mediat serbe, sot është publikuar lajmi se presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i ka bërë dhuratë presidentit rus Vladimir Putin, një këlysh tre muajsh të Sharrit.

Por serbët, kësaj race qeni, i cili rritet në territorin e Kosovës, prej nga edhe mban emrin, iu kanë referuar si “racë autoktone serbe”.

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar avokati i njohur Arianit Koci, i cili njihet për dashurinë e tij ndaj qenve, përcjell Bota sot.

Koci ka thënë se historia po vazhdon të falsifikohet, pasi sipas tij, Qeni i Sharrit apo Deltari Ilir është qen autokton në trojet Shqiptare, prej kohës së Ilirisë antike.

Postimi i Kocit:

Historia vazhdon të falsifikohet.

Presidenti serb Vuçiq, paska bërë gati një dhuratë për Presidentin rus Putin “qenin e Sharrit, racën autoktone serbe”.

Qeni i Sharrit apo Deltari Ilir është qen autokton në Trojet Shqiptare, prej kohës së Ilirisë Antike./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat