Pacolli kundër Haradinajt, kërkon të hiqet taksa ndaj Serbisë - Bota Sot
Pacolli kundër Haradinajt, kërkon të hiqet taksa ndaj Serbisë

Aktuale

Pacolli kundër Haradinajt, kërkon të hiqet taksa ndaj Serbisë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 17:28
Behgjet Pacolli

Kosova s’mund të refuzojë kërkesën e SHBA-së, ka thënë Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, duke komentuar kërkesat e Washingtonit që të hiqet taksa për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Pacolli ka thënë se do të bisedojë me kryeministrin Ramush Haradinaj për mundësinë e përgjigjes pozitive ndaj SHBA-së.

Duke folur për diplomacinë vendore, ministri ka shprehur keqardhje që puna e tij është vështirësuar për shkak të mungesës së unitetit nga zyrtarët shtetërorë.

Ai ka pranuar se qëndrimet e ndryshme të Presidentit dhe Kryeministrit në lidhje me dialogun me Serbinë krijojnë paqartësi. Sipas fjalëve të tij, në dialogun me Serbinë, Kosova mund të bëjë disa kompromise, të cilat, sipas tij, “do të ndodhin në kuadër të demarkacionit me Serbinë”.

Pacolli shpreson që opozita në Kosovë do t’i bashkohet ekipit dialogues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...