Abdullahu: Për interesa të Kosovës në dialog mund të ketë manovrime për t’u bërë gjithë bashkë

Aktuale

Abdullahu: Për interesa të Kosovës në dialog mund të ketë manovrime për t’u bërë gjithë bashkë

Më: 16 janar 2019 Në ora: 19:43
Faton Abdullahu

Faton Abdullahu i LDK-së deklaroi se Kosova duhet të lëshojë pe në raport me amerikanët, duke iu referuar letrës që Departamenti i Shtetit i ka dërguar qeverisë sonë në lidhje me taksën 100% të vendosur ndaj produkteve serbe dhe të atyre nga Bosnja.

“Ka vende ku mund të tregohet konsekuenca, si p.sh., në çështjen e arsimit dhe të tjerat. Këtu nuk duhet të lëshohet pe, dhe jo në raport me amerikanët. Me ata kemi arritur deri këtu. Duhet të dimë se çfarë po ndodh, gjë që nuk po ndodhë”.

“Varianti i parë është që duhet shkuar në zgjedhje dhe të shpërbëhet kjo qeveri, të bëhet një qeveri tjetër teknike e cila mund t’i afrojë edhe opozitën dhe pozitën”.

“Përfaqësimi në dialogun me Serbinë po bëhet i një pakice, sepse ekipi nuk është i ndërtuar me një shumicë. Për shkak të interesave dhe dialogut mund të ketë manovrime të natyrës tjetër për t’i bërë gjithë bashkë. LDK është për dialog, dhe ajo është e përfshirë, por jo si pjesë kryesore”.

Mes tjerash, në debatin e emisionit Info Magazine, Abdullahu hodhi edhe akuza ndaj Zgjim Hysenit të PSD-së dhe partisë së tij, si dhe tregoi se cila duhet të jetë zgjidhja për vendin në këto momente.

“PSD fiton vota me ide dhe qasje tjera, të gjitha ato i mënjanon dhe bëhet pjesë e një krahu tjetër”.

“Qasja e LDK-së për të fituar legjitimitet në këto rrethana bazohet në marrëveshje politike duke u bazuar me votat e zgjedhjeve të fundit. Varianti e parë është që do të shkohet në zgjedhje dhe vetëm zgjedhjet sigurojnë legjitimitet, pra sa me shpejt duhet te shkohet ne zgjedhje. Të bëhet konfigurimi rrënjësor që me marrëveshje fitohet legjitimiteti”.

“Ne duhet t’i lexojmë qartë qasjet e amerikanëve. Ne nuk dimë t’i interpretojmë si duhet ato dhe ky është problemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat