Krasniqi: Haziri mashtroi, PDK s'i ka ofruar LDK-së rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Aktuale

Krasniqi: Haziri mashtroi, PDK s'i ka ofruar LDK-së rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Më: 16 janar 2019 Në ora: 21:12
Memli Krasniqi

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka reaguar nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, pas deklaratës së tij se PDK’ja i ka ofruar LDK’së bashkëpunim për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Krasniqi ka thënë në emisionin “Pressing”, se “Haziri mashtroi opinionin publik” me deklaratën e tij të dhënë mbrëmë në të njëjtën studio televizive.

“Është e pavërtetë e madhe. Klasike. S’ka se si i thuhet ndryshe”, është shprehur Krasniqi.

Sipas tij, “asnjë njeri i PDK’së me asnjë njeri të LDK’së s’ka folur për ndryshim të qeverisjes”.

“Është problematike kur një nivel i respektueshëm, i një partie të respektueshme, për arsye që unë nuk i di, thotë diçka të tillë”, ka vlerësuar Krasniqi.

Ai ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes PDK’së dhe partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është “valide dhe efektive”.

Ai ka thënë se e tillë kjo marrëveshje bashkëqeverisjeje do të jetë “deri në fund të këtij mandati”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat