551 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Haradinaj bën homazhe pranë shtatorës së tij - Bota Sot
551 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Haradinaj bën homazhe pranë shtatorës së tij

Aktuale

551 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Haradinaj bën homazhe pranë shtatorës së tij

Më: 17 janar 2019 Në ora: 07:51
Foto arkiv

Heroi kombëtar i popullit shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu i lindur më 6 maj 1405, Atleti i Krishtit dhe i krishteri i flaktë, sikur e quajtën Papët e Romës, ndërroi jetë mё 17 janar të vitit 1468, para 551 vjetësh.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do bëj homazhe tek shtatorja e heroit Skënderbeu në Prishtinë, në orën 09:00.

Skënderbeu ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare. Për 25 vjet me radhë e ndaloi Perandorinë Osmane të depërtonte në zemër të Evropës, duke ruajtur e mbrojtur shqiptarët e vendlindjen nga sundimi i huaj.

Gjergj Kastrioti realizoi bashkimin e parë të shqiptarëve në  Lidhjen e Lezhës, guri i parë drejt krijimit të Shtetit të Pavarur. E ne kësaj radhe, duam ta kujtojmë Gjergj Kastriotin me një fjalimin e njërit prej papёve, të Palit VI, i cili me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, më 25 prill 1968, iu drejtua atdhetarëve shqiptarë të diasporës, mbledhur atё vit rreth tij në Vatikan, pёr tё shënuar 500 vjetorin e vdekjes sё heroit kombëtar, në një kohë kur Shqipëria vuante nën thundrën e regjimit ateist komunist.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...