Përderisa në Vojvodinë thuhet “Putin shko në shtëpi”, në Kosovën veriore “Ne jemi vëllezër” - Bota Sot
Përderisa në Vojvodinë thuhet “Putin shko në shtëpi”, në Kosovën veriore “Ne jemi vëllezër”

Aktuale

Përderisa në Vojvodinë thuhet “Putin shko në shtëpi”, në Kosovën veriore “Ne jemi vëllezër”

Nga: F.B. Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:11
Mitrovica

Sikur ndodh thuajse në çdo ngjarje apo aktivitet sportiv që ndërlidhet me ose kundër vendit tonë dhe për ose kundër Serbisë, në veriun e Mitrovicës dhe komunat tjera shfaqen afishe edhe pankarta me foto edhe flamuj rus.

Edhe sot kur pritet që në Serbi të arrij presidenti rus, në qytetin e Mitrovicës edhe komunat tjera janë vendosur afishe të shumta në të cilat i dërgohet porosi oligarkut rus se “Ne jemi vëllezër”.

Në foto të publikuara edhe në mediat serbe edhe ato shqiptare shihen afishet me mbishkrime ‘Ne jemi vëllezër’ që janë vendosur në vende të frekuentuara në qytetin e Mitrovicës.

Afishe me përmbajtje nacionaliste proruse në Mitrovicë edhe vendbanimet tjera të vendit janë vërejtur edhe më parë, ndërkohë që portreti i Putinit dhe flamurit rus krahas atij serb mund të shihen edhe sot e kësaj dite ne shumë vende.

Sot në këto venbanime në ditën kur presidenti rus Vladimir Putin pritet të vizitojë Beogradin, në veri të Mitrovicës janë vendosur gjithandej flamuj të Rusisë, fotografi të presidentit Putin, si dhe bill-borde me mbishkrime në gjuhën ruse “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

Ato janë të vendosura në vende të dukshme dhe krahas famujve serb edhe rust ë “ripërtërirë” në këto vende janë vendosur edhe afishet “Ne jemi vëllezër, Zoti është me ne”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...