Remi fliste për Specialen në 2015, tani thotë se mjegulla e përhapur për krerët e UÇK-së do të hiqet

Aktuale

Remi fliste për Specialen në 2015, tani thotë se mjegulla e përhapur për krerët e UÇK-së do të hiqet

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:09
Rrustem Mustafa-Remi

Ish-Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa-Remi u intervistua nga prokurorët e Dhomave të Specializuara të hënën dhe të martën, për disa orë me radhë.

Para dhe pas intervistimit, Remi u shpreh i bindur se ai nuk ka nevojë të mbrojë UÇK-në, pasi UÇK-ja do e mbrojë atë.

Ndërsa sot ish-Komandanti i UÇK-së, ka publikuar një video-intervistë të dhënë në vitin 2015, atëherë kur edhe në Kuvendin e Kosovës u votua Gjykata Speciale. Përgjatë kësaj interviste, Remi kishte deklaruar se duhet përgjigjur në ftesat e kësaj gjykate dhe të dilet faqebardhë.

“Jam i sigurt në një vendim kredibil dhe se ai vendim çfarëdo që të jetë ne duhet të pranohet, por unë e di se UCK-ja nuk ka çka të hetohet .Jemi të hapur të shkojmë kushdo që ftohet të përgjigjemi. Dhe jam i sigurt se jemi faqebardhë”, ka thënë ndër të tjerash Remi.

Në të njëjtin postim, Remi ka shkruar se beson që përmes një vendimi kredibil të Gjykatës ndërkombëtare dhe se sipas tij mjegulla e përhapur për krerët e UÇK-së do të hiqet.

Remi poashtu tha se UÇK është vlerë e cila hapi rrugën për liri dhe perspektivë kombëtare.

Postimi i plotë:

Intervist për specialen më datë : 
11, 06, 2015

Besojmë se përmes një vendimi kredibil të Gjykatës ndërkombëtare mjegulla e përhapur për krerët e UÇK-së do të hiqet. UÇK është vlerë fund të shekullit të kaluar, UÇK hapi rrugë për liri dhe perspektivë kombëtare.
Ne jemi faqebardhë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat