Thaçi: Vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, prej goditjeve më të rënda të lëvizjes çlirimtare

Aktuale

Thaçi: Vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, prej goditjeve më të rënda të lëvizjes çlirimtare

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:39
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar në 37 vjetorin e vrasjes, tre veprimtarët Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla.

Në një postim në Facebook, Thaçi ka shkruar se vrasja e këtyre tre veprimtarëve të shquar ishte një prej goditjeve më të rënda të lëvizjes çlirimtare.

Sipas tij, si veprimtarë të një ideali dhe përpjekjeve të pareshtura për liri, ata dhanë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare.

Më poshtë postimi i Thaçit:

Nga dora e shërbimeve sekrete serbe, para 37 vjetësh në Gjermani u vranë tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda të lëvizjes sonë çlirimtare, e cila po i bashkërendonte veprimet brenda dhe jashtë Kosovës.

Si veprimtarë të një ideali dhe përpjekjeve të pareshtura për liri, ata dhanë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, në organizimin politik dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat