Limaj kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e rënies

Aktuale

Limaj kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e rënies

Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:55
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, njëherësh zëvendëskryeministër në qeverinë e Kosovës, ka kujtuar 37 vjetorin e rënies të vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

Limaj ka thënë së Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë së Kosovës.

“Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët. Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.

Shkrimi i plotë i Limajt:

Në 37- vjetorin e rënies përkujtojmë veprimtarët e hershëm të lëvizjes tonë kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka.

Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre politike e atdhetare trasuan rrugën e lirisë dhe shtetësisë se Kosovës.

Ndonëse kanë kaluar 37 vjet nga vrasja e tre kolosëve tanë, kujtimi për ta mbetet gjithmonë i freskët.

Populli i Kosovës, do t’i mbetet përjetë falënderues e mirënjohës vëllezërve Gërvalla e Kadri Zekës për angazhimin e tyre në çështjen kombëtare.

Lavdi jetës dhe veprës së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat