Berisha kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e rënies

Aktuale

Berisha kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën në 37 vjetorin e rënies

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:07
Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha në 37 vjetorin e rënies ka përkujtuar veprimtarët e çështjes kombëtare, vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zekën.

“Sot, bëhen 37 vite nga rënia e veprimtarëve të mëdhenj të çështjes kombëtare, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Jusufin, Bardhoshin e Kadriun, do t’i kujtojmë gjithmonë me pietetin më të madh për veprën e tyre të ndritshme në shërbim të atdheut. Ata me kontributin e shquar dhe veprimtarinë e pandalshme si prijës të lëvizjeve kombëtare shqiptare, u bënë simbol i bashkimit dhe ideator të përpjekjeve për liri të popullit shqiptar nën regjimin e atëhershëm jugosllav”, shkruan Berisha.

Në fund ai ka nderuar me lavdi të përjetshme veprën e tre heronjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat