Haradinaj: Serbia po drejtohet drejt BRSS-së, Kosova drejt proceseve euro-atlantike

Aktuale

Haradinaj: Serbia po drejtohet drejt BRSS-së, Kosova drejt proceseve euro-atlantike

Më: 17 janar 2019 Në ora: 12:19
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) sot me një ceremoni zyrtare ka shënuar 19 vjetorin e themelimit

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) sot me një ceremoni zyrtare ka shënuar 19 vjetorin e themelimit, me ç’rast kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se vizita e presidentit rus Vladimir Putin në Serbi, i bëri përshtypje pasi sipas Haradinajt, Serbia po orientohet drejt BRSS-së.

Ai tha se Kosova është e orientuar drejt proceseve euro-atlantike.

Haradinaj ka kërkuar parametra të ri në ATK në drejtim të luftimin të informalitetit, jo për ndëshkim por për vetëdijësim dhe integrim në BE.

Ministri i Financave Bedri Hamza, duke uruar ATK-në për përvjetorin, ka thënë se ATK ka dhënë kontribut në të hyra buxhetore dhe luftim të informalitetit.

“Vitin e parë ATK ka pasur të hyra 5 milionë euro, ndërsa në vitin 2018 ATK ka grumbulluar mbi 400 milionë euro, që është një e arritje mjaft e lartë”, theksoi ministri Hamza, shkruan KosovaPress.

Kurse, drejtori i ATK-së Sakip Imeri tha se ndër institucionet e para pas luftës kishte filluar punën ATK është duke punuar vazhdimisht për një punë efikase me prioritet  luftimin e informalitetit.

Gjatë vitit 2018 është realizuar 102 për qind e të hyrave me mbi dhjetë milionë euro më shumë se plani. Ndërsa, sipas tij, për 19 vjet janë inkasuar 5.8 miliardë euro.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka theksoi se ATK është një storie suksesi në këto 19 vjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat