A do të mbetet Kadri Veseli i palëkundur për taksën - Bota Sot
A do të mbetet Kadri Veseli i palëkundur për taksën

Aktuale

A do të mbetet Kadri Veseli i palëkundur për taksën

Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:07
Kadri Veseli

Pak më shumë se një muaj më parë, kreu i PDK’së, Kadri Veseli, thoshte se i ka dhënë përkrahje të plotë Ramush Haradinajt për vendosjen e taksës ndaj Serbisë. Ai këtë qëndrim të tij e kishte shpalosur në emision Pressing të televizionit të T7 duke thënë se taksa 100 për qind kishte qenë ide tij. Tash kur është rritur presioni ndërkombëtar ndaj Haradinajt, Veseli ende nuk është shfaqur për të folur për këtë temë. Por këtë e kanë bërë zyrtarë të PDK’së. Mbrëmë Memli Krasniqi, në emër të PDK’së, tha se nëse Uashingtoni insiston që me çdo kusht do hiqet taksa atëherë kjo duhet të shqyrtohet.

Pas dy muajve prej kur i ka vënë taksë prej 100 për qind, Haradinaj është mbështetur me shpatulla pas muri, nga ndërkombëtarët. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar sanksionimin. Vetë Kryeministri la të kuptohet se nuk do të mund të udhëtojë drejtë SHBA’së pikërisht për shkak të taksës. 

E, pak javë, më parë janë partnerët qeveritarë ata që i kishin kërkuar kryeministrit që në asnjë mënyrë të mos tërhiqet nga vendimi i tij për bllokadën që i vuri produkteve me origjinë serbe dhe boshnjake.

Kadri Veseli në Pressing të T7, në dhjetor të vitit të kaluar tha se i ka kërkuar kryeministrit që mos të tërhiqet nga vendimi, kur Haradinaj i kishte kërkuar këshilla.

 “Cëshja nuk ka qenë se si të ngritët taksa, por si të mos hiqet taksa. Kjo është ajo cfarë kam biseduar me kryeministrin, se si të jemi serioz që kur të ngritët taksa, më mos të hiqet”, kishte thënë Veseli.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Memli Krasniqi, tha dje në Pressing se vendimi për taksën do të duhej të  shqyrtohej pas kërkesës nga SHBA.

Në dhjetor të vitit të kaluar, pak pasi kryeministri Haradinaj kishte vendosur ta rriste në 100 për qind taksën ndaj produkteve Serbisë, Veseli thoshte se shefi i ekzekutiv është konsultuar vazhdimisht me të.

“Javëve të fundit, disa javë të fundit, kryeministri i Republikës disa herë ka kërkuar këshillë nga unë si partner i koalicionit për ngritjen e tarifës. Dhe, unë e kam mbështetur atë”, thoshte Veseli.

“ Ajo cfarë kam kërkuar nga kryeministri është kjo: Të ketë një plan. Ai më ka siguruar ka një plan, nuk do të rriten çmimet dhe nuk do të rritet kontrabanda në Veri”

Madje, kreu i PDK’së thoshte që ka qenë ide e tij që mallrat serbe të sanksionoheshin me tarifë të qind për qindtë. Mirëpo, pas presionit nga Amerika, partnerët qeverisës më nuk po provojnë të marrin merita për këtë vendim.

“Është e vërtetë edhe kam kërkuar që taksa të jetë 100 për qind, për cka ai është pajtuar dhe e ka marrë vendimin atë ditë”, ishte shprehur kryeparlamentari.

Veseli akoma nuk ka folur në fazën e re ku ndërkombëtarët kanë shtuar intensifikuar thirrjet e tyre për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Megjithatë, zëvendësit e tij nëpër studio televizive po flasin për maturinë që tash duhet të tregoj Haradinaj, për të shqyrtuar kërkesat për pezullimin e taksës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...