Hoti: PAN po sulmon LDK-në, nuk kemi ndryshuar qëndrimin për dialogun

Aktuale

Hoti: PAN po sulmon LDK-në, nuk kemi ndryshuar qëndrimin për dialogun

Nga: A.M. Më: 17 janar 2019 Në ora: 13:25
Avdullah Hoti

Shefi i grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se janë shtuar sulmet ndaj partisë së tij dhe për këtë e ka “drejtuar gishtin” nga Koalicioni PAN.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se qëndrimi i LDK-së për dialog po i pengon  pozitës.

Postimi i plotë:

Ditëve të fundit janë shtuar sulmet kundër LDK-së dhe kjo është pika e vetme ku koalicioni PAN është unik. Mirëpo ata, tani edhe me PSD nën sjetull, nuk janë unik as në strategjinë qeverisëse, as në raportet me aleatët tanë, e as në dialog me Serbinë.

Lajmi i keq për këtë pozitë pa legjitimitet është se LDK nuk ka ndryshuar qëndrimet dhe si duket kjo po ju pengon atyre, prandaj kanë intensifikuar përhapjen e të pavërtetave.

Ne jemi këtu dhe sa herë e shohim të nevojshme do ta përsërisim se jemi për dialog, por nuk bëhemi pjesë e kësaj maskarade. Ne nuk dialogojmë për ta ribërë shtetin e Kosovës, por punojmë që ta forcojmë dhe demokratizojmë atë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat